Një përfaqësues nga 12 komunat e Projektit ka marr pjesë në trajnimin për ‘Këshillim Motivues’, përderisa të gjitha masat e sigurisë për tu mbrojtur nga COVID-19 janë respektuar me kujdes.
Infermierët e trajnuar do të mbështesin dhe inkurajojnë pacientët me sëmundje jo-ngjitëse si sëmundja e sheqerit (diabeti) dhe shtypja e lartë e gjakut (hipertensioni) të heqin dorë nga shprehitë e pa shëndetshme. Nëse qëllimi i tyre është që ta lënë duhanin, të humbin peshë, të mirren me aktivitet fizik më shumë, të menaxhojnë gjendjen e tyre afatgjate, kjo qasje do ti ndihmojë ata të ndërtojnë vetbesimin e duhur dhe ti realizojnë qëllimet personale.