Dr. Manfred Zahorka nga Swiss TPH ka ofruar një trajnim 2-ditor për të ndihmuar menaxherët e KPSH në përpilimin e projekteve për përmirësim të cilësisë (QIPs) për zbatim në komunat e tyre. Ky trajnim ishte një vazhdim i trajnimeve të menaxhimit të cilësisë që janë mbajtur nga Dr. Zahorka në fillim të këtij viti. Pas këtij trajnimi menaxherët janë mbështetur nga stafi i projektit për të zhvilluar projektet e tyre.