Duke pasur parasysh se një nga komponentët e projektit AQH synon ofrimin e shërbimeve cilësore që u përgjigjen nevojave të komuniteteve, duke përfshirë edhe ato të grupeve të cenueshme, u realizua një sesion trajnimi mbi “Ndërgjegjësimin Gjinor dhe Përfshirjen Sociale” për ofruesit e KPSH nga një eksperte ndërkombëtar, Dr. Leah Bohle nga Swiss TPH. Para mbajtjes së trajnimit, Grupi i Eksperteve Teknik të Kujdesit Parësor Shëndetësor (TEG KPSH ) ka rishikuar materialet dhe ka dhënë rekomandime për kontekstin e Kosovës. Moduli i trajnimit dy-ditor, i cili është akredituar nga bordi EVM-së, u mbajt për master trajnerët në Hotel Garden nga datat 8-9 nëntor 2016, dhe një doracak për TiT, është zhvilluar si pjesë e materialeve të trajnimit. Temat e trajnimit përfshinin: Pabarazinë në Shëndetësi dhe Përfshirja Sociale; Aspekti gjinor në Kujdesin Shëndetësor; Kompetenca Kulturore; dhe pjesëmarrësve i u prezantua “Instrumenti për Këndvështrim Gjinor” (Gender Lens Tool).
Instrumenti për këndvështrim gjinor mund të …
- fokusojë vëmendjen tonë në dallimet gjinore
- identifikojë aspektet e kujdesit mjekësor dhe sëmundjeve për të cilat nevojiten kërkime të mëtejshme
- krijojë një kornizë për ekzaminimin e fushave të mjekësisë nga perspektiva gjinore
- identifikojë mangësitë dhe dallimet në informacionet shëndetësore nga perspektiva gjinore
Gjinia përfshin dy aspektet biologjike dhe psikosociale të përvojës së jetës të një personi. Duke përdorur një matricë të thjeshtë, mjeti mund të përdoret për të analizuar faktorët e mëposhtëm:
- Dallimet biologjike
- Dallimet sociale
- Dallimet kulturore
- Dallimet ekonomike
- Dallimet politike
- Dallimet arsimore
Pas trajnimit u prodhua një fletëpalosje ‘Çështjet gjinore në kujdesin shëndetësor” e cila do të shpërndahet tek të gjithë ofruesit e kujdesit shëndetësor.
- Fletëpalosja ‘Çështjet gjinore në kujdesin shëndetësor”