Me qëllim të promovimit të lidhjes direkte telefonike të Ministrisë së Shëndetësisë për ankesa nga pacientët, AQH ra dakord që të mbështes Divizionin për të Drejtat e Pacientit në organizimin e disa tryezave të rrumbullakëta në lokacione të ndryshme anembanë Kosovës. Takimet janë mbajtur në Gjakovë, Mitrovicë, Skenderaj dhe Fushë Kosovë, dhe pjesëmarrësit ishin përfaqësues shëndetësore dhe pjesëtarë të komunitetit. Gjatë takimeve MSH ka dhënë informacion në lidhje me procedurën e ankesave dhe e përshkroi si funksionon linja telefonike dhe kjo u pasua me diskutim interaktiv me pjesëmarrësit ku MSH ka marrë komente në lidhje me procedurat e ankesave. Ngjarjet janë raportuar nga mediat lokale dhe në të katër takimet morën pjesë gjithsejtë 129 persona.