Me kërkesë të kryesuesit të KKUPK, AQH mbështeti një program trajnimi tre-ditor mbi metodologjinë e hartimit të udhëzimeve dhe protokolleve klinike. Trajnimi u zhvillua nga trajnues të certifikuar: Dr. Arbëresha Turjaka, Dr. Merita Berisha dhe Dr. Drita Demiri dhe pjesëmarrës ishin mjekët që do të përfshihen në grupet e punës përgjegjëse për zhvillimin e udhëzimeve dhe protokolleve. Trajnimi tre-ditor është akredituar nga bordi i EVM-së.
Më vonë gjatë muajit, AQH ka ofruar mbështetje për takimin vjetor të KKUPK i cili u zhvillua në QZHMF. Gjatë takimit u prezantuan aktivitetet e realizuara gjatë vitit 2016 dhe u miratua plani për vitin 2017.