Stafi i projektit AQH realizoi një vizitë të shkurtër dy-ditore në Tiranë, me qëllim të bashkëpunimit me koleget e Projektit të financuar nga SDC në Shqipëri “Shëndet për të Gjithë” (HAP). Projekti HAP zbatohet nga një konsorcium i përbërë nga Swiss TPH, Terre des Hommes dhe Save the Children. Stafi i projektit HAP organizoi një program shumë informativ i cili përfshinte prezantime mbi tema të përbashkëta nga të dy projektet, së bashku me vizita në terren për të parë disa nga fushat ku janë duke u zbatuar aktivitetet e tyre. Aty ku të dy projektet realizojnë aktivitete të ngjashme, patëm mundësi të shkëmbenim përvojat tona dhe të shikojmë për fushat për bashkëpunim të mundshëm.