Më 12 dhjetor 2016, projekti AQH ka ftuar udhëheqës të lartë nga komunat e përzgjedhura për një prezantim të pakove të shërbimit. Menaxherët e lartë nga 4 komunat ku do të zbatohen pakot e shërbimeve u informuan mbi propozimet tona për zhvillimin e pakove të shërbimit dhe patën mundësinë që të diskutonin rreth procesit që do të ndërmerret. Në fund të kësaj ngjarjeje u ra dakord që të organizohen sesione për shkëmbim të mëtejmë të informacionit për stafin tjetër shëndetësor në kuadër të këtyre komunave, të cilat janë planifikuar të mbahen në muajin shkurt 2017. Në bazë të diskutimeve gjatë takimit, projekti AQH më vonë ishte në gjendje të përpilojë një draft-plan të zbatimit për zhvillimin e pakove të shërbimit