Agjenda e punëtorisë së datës 16 shkurt ishte dizajnuar në atë mënyrë që akterët kyç nga radhët e pjesëmarrësve të konferencës ‘Drejt një Kujdesi Shëndetësor të Integruar në Kosovë’ kishin mundësi të diskutonin në mënyrë ndërvepruese me folësit e ftuar të konferencës për mënyrat se si kujdesi do të mund të integrohej edhe më tepër në Kosovë.
Të gjithë 55 pjesëmarrësit e punëtorisë ishin përfaqësues nga MSH-ja dhe institucionet e saj, komunat e përzgjedhura të projektit AQH, ofruesit e shërbimeve, OJQ-të, dhe partnerët tjerë që mbështesin Reformat Kombëtare të Shëndetësisë.
U themeluan katër grupe punuese për të shqyrtuar çështjet të cilat lidhen me kujdesin e integruar nga 4 këndvështrime: 1) Komuniteti, 2) Ofruesit e shërbimeve, 3) Pushteti lokal, 4) Politikëbërësit. Përveç kësaj, kolegët tanë nga projektet e shëndetësisë të mbështetura nga SDC në Shqipëri dhe Moldavi gjithashtu i kanë shkëmbyer përvojat e tyre të kujdesit të integruar.