Konferenca ndërkombëtare e mbajtur me 15 shkurt prezantoi para pjesëmarrësve konceptin e kujdesit të integruar si mekanizëm për përmirësimin e cilësisë. Dr. Juan Tello nga OBSH-ja; Dr. Viktoria Stein nga Fondacioni Ndërkombëtar për Kujdesin e Integruar (IFIC) dhe z. David Kelly, ish-Drejtori për çështje sociale, banim dhe Shëndetësi në Këshillin West Lothian në Skoci, ishin të ftuar ndërkombëtar ku edhe mbajtën fjalime para pjesëmarrësve .
Gjatë fjalimeve të tyre folësit e ftuar shkëmbyen përvojat e tyre në zhvillimin e shërbimeve të kujdesit të integruar, ku kjo ngjarje dha një mundësi shumë të vlefshme për shkëmbimin e informacioneve dhe ideve. Më shumë se 100 pjesëmarrës të konferencës vinin nga grupe të ndryshme të interesit –përfshirë këtu pushtetin qendror, pushtetin lokal, sektorin joqeveritar, si dhe komunitetin e donatorëve ndërkombëtar, ndërsa pjesëmarrja është akredituar nga Bordi i EVM-së. Pjesëmarrësit, përfshirë përfaqësuesit nga SDC, që kishin mbështetur projektet shëndetësore në Shqipëri dhe Moldavi.