Zhvillimi i Standardeve të Edukimit/Promovimit Shëndetësor


Në mars të viti 2016, Paula Valentine, eksperte ndërkombëtare nga organizata Save the Children nga Mbretëria e Bashkuar, ka punuar me IKPSH në organizimin e një punëtorie me qëllimin që të ndihmoj në zhvillimin e standardeve të Edukimit/Promovimit Shëndetësor. Punëtoria u mbajt me datën 2 dhe 3 mars të vitit 2017, me ç`rast u bë edhe prezentimi i standardeve dhe konceptit të standardeve dhe praktikave më të mira të materialeve të Edukimit dhe Promovimit shëndetësor me qëllim që të sigurohet cilësia e mesazheve shëndetësore. Materialet e Edukimit dhe Promovimit shëndetësor përfshijnë fletëpalosjet, posterët, mjetet e vizualizimit dhe porositë për jo-lexuesit, etj.  Paula do të ndihmoj IKPSH-në në përcaktimin e procedurave për miratimin, nga IKPSH, të materialeve të Edukimit dhe Promovimit shëndetësor të prodhuar nga organizatat tjera.

Paula do të vazhdoj punën me IKPSH-në në muajt në vazhdim