Me kërkesë të Ministrisë së Shëndetësisë projekti AQH mbështeti një grup prej 8 pjesëmarrësish që të marrin pjesë në një vizitë studimore mbi Mekanizmat e Ankesave nga data 25-28 prill, 2017 në Ankara të Turqisë. Pjesëmarrësit ishin: zëvendësministri i MSH-së, këshilltari në MSH, 2 përfaqësues nga Departamenti i linjës telefonike për ankesat e qytetarëve (MSH), 1 përfaqësues nga Divizioni për të Drejtat e Qytetarëve në Kujdesin Shëndetësor (MSH), 1 përfaqësues nga Inspektorati Shëndetësor (MSH), 1 përfaqësues nga shoqata për “Të Drejtat e Pacientëve në Kosovë” (PRAK) dhe 2 përfaqësues nga projekti AQH.
Gjatë vizitës pjesëmarrësit patën takim me Qendrën e Komunikimit të Ministrisë së Shëndetësisë (SABIM), Sistemin Qendror të Emërimit (MHRS) dhe Njësinë e të Drejtave të Pacientëve dhe këto takime ofruan mundësi për të diskutuar dhe mësuar rreth
- Pranimit të ankesave (procedurat);
- Kriteret për regjistrim të ankesës;
- Regjistrimin dhe menaxhimin e ankesës;
- Çështjet në lidhje me anonimitetin e paraqitësit të ankesës;
- Llojet e ankesave dhe mënyra e adresimit të tyre;
- Si të menaxhojmë situatën kur merremi me njerëz me çrregullime mendore;
- Si ofrohet informacioni kthyes për parashtruesin e ankesës;
- Shkëmbimi i informacionit në lidhje me rritjen e besueshmërisë së qytetarit për përdorimin e linjës telefonike ndihmëse;
- Bashkëpunimi me akterë të tjerë qeveritar;
- Mekanizmat e ankesave në nivel sekondar.
Informacionet e marra në këtë vizitë studimore do të ndihmojnë Ministrinë e Shëndetësisë që të planifikojë më mirë ndërhyrjet e nevojshme lidhur me ankesat e qytetarëve në shërbimet shëndetësore. Kjo përvojë do të jetë veçanërisht e dobishme për përfaqësuesit që menaxhojnë linjën telefonike për ankesat e qytetarëve në shërbimin shëndetësor, Divizionin e të Drejtave të Qytetarëve në Kujdesin Shëndetësor dhe Inspektoratin Shëndetësor në punën e tyre të përditshme. Informacioni dhe përvoja e fituar gjatë kësaj vizite do të udhëzojë gjithashtu projektin AQH për të planifikuar më mirë veprimet dhe llojin e mbështetjes që mund t’i ofrohet Divizionit për të Drejtat e Qytetarëve të Kujdesit Shëndetësor në kuadër të MSH-së.
- Prezantimi – Qendra e Komunikimit e Ministrisë së Shëndetësisë (SABIM) në Turqi. (Ky prezentim është vetëm në gjuhën angleze)