Gjatë muajit maj dhe qershor të vitit 2017, Dr. Elmir Tarani, Master Trajner për KPSH, ka vazhduar të mbaj raunde të tjera të trajnimit mbi ‘Prezantimin e Pakove të Shërbimeve’ për stafin në institucionet ku do të zbatohen pakot e shërbimeve. Në këto seanca u trajnuan gjithsej 172 pjesëmarrës (52 meshkuj dhe 115 femra) nga 4 komunat e pakove të shërbimeve (Gjakovë, Mitrovicë, Malishevë dhe Vushtrri.