Gjatë muajit maj dhe qershor të vitit 2017, dy konsulentë kombëtarë realizuan një vlerësim të shpejtë të kapaciteteve në institucionet e pakos së shërbimeve. Ky vlerësim përdori pyetësorin e OBSH PEN, i cili iu përshtat kontekstit të Kosovës dhe përshkroi kapacitetet e 39 qendrave të kujdesit parësore shëndetësore në katër komuna (Gjakovë, Malishevë, Mitrovicë dhe Vushtrri) për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve jo-ngjitëse (SJN-ve). Ky aktivitet, si pjesë e intervenimit të pakos së shërbimeve, ishte një hap i rëndësishëm për të identifikuar boshllëqet dhe fushat potenciale ku nevojiten veprime të mëtejshme në këto institucione për të filluar me zbatimin e pakove të shërbimeve.