Projekti AQH po punon ngushtë me 3 OJQ të cilat po realizojnë aktivitetet të edukimit shëndetësor dhe promovimit të shëndetit në komunat tona duke përfshirë trajnime me grupe të komunitetit, (OJQ KOPF për rajonin e Prishtinës, OJQ Mundësia për rajonin e Mitrovicës dhe OJQ AHED për rajonin e Gjakovës). Me qëllim që këtyre OJQ-ve t`i ndihmohet në realizimin e këtij trajnimi, projekti AQH ka ndarë disa pajisje bazë, të tilla si laptop dhe projektorë, tabela (flipchart) etj, por edhe pajisje për monitorimin e shtypjes së gjakut dhe glukometer, artikuj këto posaçërisht të nevojshme për trajnim rreth hipertensionit dhe diabetit.
Projekti AQH gjithashtu ka ofruar këtë mbështetje edhe për Komisionet e Edukimit Shëndetësor (KESH-të) të 3 ISHP-ve rajonale të projektit (Prishtinë, Gjakovë, Mitrovicë), të cilët në të ardhmen do të ofrojnë trajnime për ESH/PSH.