Është mbajtur punëtoria me pjesëmarrje për të vlerësuar aktivitetet e rezultatit 2 të cilat janë zhvilluar gjer më tani me Drejtorët e DSHMS, Drejtorët e QKMF-ve nga 12 Komunat e projektit dhe TT-të për trajnimin mbi menaxhimin. Gjatë punëtorisë u diskutuan disa aktivitete duke përfshirë: 1) vlerësimin e ciklit të parë të trajnimit mbi menaxhimin; 2) vlerësimin e raundit të parë të Projekteve për Përmirësimin e Cilësisë (PPC) dhe mësimet e nxjerra; 3) diskutimi i opsioneve për planifikimin me pjesëmarrje; dhe 4) përcaktimin e procesit për zhvillimin e Master Planeve.
Pjesëmarrësit dhanë rekomandimet e tyre rreth cikleve të radhës të trajnimit mbi menaxhimin duke përfshirë përmbajtjen, kohëzgjatjen dhe modalitetin e mbajtjes së trajnimit për stafin tjetër në 12 komunat. Raundi i dytë i trajnimit mbi Menaxhimin do të fillojë në Shtator 2017.
Sa i përket vlerësimit të raundit të parë të procesit të PPC-ve, u diskutuan kufizimet dhe sfidat dhe u dhanë rekomandime për ciklet e ardhshme. U ra dakord që raundet e ardhshme të PPC-ve do të ndjekin të njëjtin proces dhe do të përdorin të njëjtin Udhëzues dhe Doracak të Zbatimit si në ciklin e parë. Procesi i aplikimeve për raundin e dytë të PPC-ve do të fillojë në shtator 2017.