Si pjesë e aktiviteteve të Rezultatit 2 për përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë, u mbajt një punëtori e auditimit klinik për Koordinatorët e Cilësisë nga 12 komunat e projektit. Punëtoria u mbajtë nga dy ekspertë kombëtarë nga Komuna e Mitrovicës dhe Gjakovës të cilët kanë një përvojë të gjerë në auditimin klinik brenda institucioneve të kujdesit parësor shëndetësor. Në punëtori u trajtuan temat në vijim: metodologjia e auditimit për plotësimin e të dhënave klinike, mjetet për mbledhjen e të dhënave të auditimit dhe hartimi i një plani pune për kryerjen e auditimeve. Gjatë punëtorisë, ekspertët prezantuan auditime të suksesshme klinike si shembuj të praktikës së mirë si referencë për të ardhmen.
Si rezultat i punëtorisë u vendos që çdo Koordinator i Cilësisë të kryejë auditime klinike mbi përdorimin e të dhënave mjekësore në qendrat e tyre gjegjëse shëndetësore. Dy ekspertët kombëtarë të angazhuar nga projekti AQH do t’i ofrojnë mentorim secilit Koordinator të Cilësisë, të përbërë nga trajnimi i vazhdueshëm përmes internetit, tre takime të përbashkëta dhe dy vizita individuale në secilën komunë. Koordinatorët e Cilësisë synojnë të përfundojnë auditimet e tyre dhe të nxjerrin gjetjet e tyre të auditimit deri në fund të shtatorit 2017.