Si pjesë e trajnimeve të vazhdueshme për ngritjen e kapaciteteve të organizuara nga projekti AQH, të gjithë pjesëmarrësit e trajnimit marrin Certifikata për pjesëmarrje. Deri më tani, të gjitha modulet e trajnimit janë akredituar nga Ministria e Shëndetësisë (MSh), në mënyrë që pjesëmarrësit e trajnimit të marrin kredi për edukim të vazhdueshëm mjekësor (EVM). Modulet më të fundit të trajnimit të akredituara nga MSH-ja ishin: Pakot e Shërbimeve, Komunikimi dhe Këshillimi, Sistemi Mbikëqyrës Mbështetës, si dhe Ndërgjegjësimi Gjinor dhe Përfshirja Sociale. Jemi shumë mirënjohës për bashkëpunimin e MSH-së dhe presim që të punojmë me ta në akreditimin e moduleve të ardhshme të trajnimit. Ne gjithashtu kërkojmë falje për numrin e certifikatave që duhet të bashkë-nënshkruhen nga Bordi i EVM-së!