Për shkak se projekti ka një interes të veçantë në përmirësimin e cilësisë së kujdesit ndaj diabetit, më 7 korrik 2017 ekipi i projektit AQH u takua me bordin e Shoqatës së Diabetikëve për të ndarë me ta informacione më të hollësishme rreth projektit dhe për të identifikuar mundësi të bashkëpunimit në të ardhmen. Gjatë takimit u bënë prezantime të shkurtra të aktiviteteve nga Projekti AQH dhe Shoqata e Diabetikëve, të pasuara me një diskutim shumë informativ. Anëtarët e Bordit u pajtuan se parimet e projektit AQH janë në masë të madhe në përputhje me ato të Shoqatës dhe ne ia dolëm që të identifikojmë disa fusha me mundësi të mira bashkëpunimi. Të dyja palët shpresojnë për një bashkëpunim të ngushtë në muajt në vijim.