Komuna e Vushtrrisë, me mbështetjen e donatorëve dhe autoriteteve të kujdesit shëndetësor në Vushtrri, ka ndërtuar një QMF të re, në periferi të qytetit. Në kuadër të Projektit për Përmirësimin e Cilësisë (PPC), AQH ka mbështetur sigurimin e inventarit dhe pajisjeve për këtë QMF. Në nëntor të viti 2017, është finalizuar QMF-ja dhe në prani të përfaqësuesve të Ministrisë së Shëndetësisë (MSH), komunës dhe donatorëve, dhe gjithashtu u mbajt edhe ceremonia përuruese e kësaj qendre shëndetësore.