Në Ditën Botërore të Diabetit Shoqata Kombëtare e Diabetit-Kosovë me mbështetjen e Projektit AQH mblodhi qindra qytetarë në Komunën e Pejës për të bërë testimin e nivelit të sheqerit në gjak, dhe për tu informuar më afër se si ata mund të kujdesen për gjendjen e tyre, apo ta parandalojnë atë për ta dhe familjet e tyre.
Njerzve që jetojnë me diabet i duhet një kujdes më i shtuar sa i përket ushqimit të shëndetshëm, marrjes së ilaqeve rregullisht ashtu siç ua ka përshkruar mjeku, aktivitet fizik i shpeshtë, dhe të shmangin përdorimin e alkoolit dhe pirjen e duhanit.