Vlerësimi për të moshuar në shtëpi po bëhet me qëllimin e mirë që Nurijes dhe pacientëve të tjerë në Fushë Kosovë që janë mbi 65 vjet me diabet TIPI 2 të ua mundësojë të kenë një plan të trajtimit veçanërisht për nevojat shëndetësore dhe sociale që ata kanë.
Nurije Mirena fal këshillave të Infermieres Ganimete Berisha dhe punëtorëve social, nuk do të vrapojë pas shërbimeve shëndetësore, pasi që ajo do të njoftohet saktë për gjendjen e saj, trajtimin, dhe mënyrën se si ajo duhet të kujdeset për veten në menyrë që ta menaxhojë sa më mirë jetën me diabet.