Fokusi i Ditës Ndërkombëtare Pa Duhan 2019 është në cigaren dhe shëndetin e mushkërive. Kjo kampanjë synon të ngrisë vetëdijen për: efektin negativ që duhani shkakton në mushkëritë e duhanpirësve, prej kancerit deri te sëmundjet kronike respiratore, rolin thelbësor që mushkëritë luajnë për shëndetin dhe mirëqenien e njerëzve.