Kur 86-vjeçari Emin Gashi flet për rrugëtimin e tij me diabetin dhe hipertensionin, ai ndalet dhe prek lehtë faqet e librezes së pacientit, një broshure e vogël që përdoret në Kosovë për të percjellur parmetrat e shtypjes se gjakut, nivelin e glukozës, medikamentet dhe kontrollet e rregullta për sëmundjet kronike. “Janë të mira… sepse na ndihmojnë ta percjellim semundejn. Tani jam mirë, por sikur ta kisha pasur nën kontroll më herët, do të kishte qenë më mirë,” thotë ai.
Për Eminin, kjo librezë është më shumë se disa faqe letre. Ajo shërben si një mjet i rëndësishëm që e ndihmon të kuptojë gjendjen e tij shëndetësore. Së bashku me të, infermieret në Dhomat për Edukim dhe Promovim Shëndetësor (të njohura nga pacientët si Këshillimore) e përditësojnë gjatë kontrolleve, ndërsa mjekët mbështeten në të për të monitoruar progresin, për të marrë vendime të informuara dhe për të ofruar kujdes më të qëndrueshëm Përtej kësaj, këto libreza i nxisin pacientët të matin, regjistrojnë dhe ndjekin vetë gjendjen, duke marrë rol më aktiv në menaxhimin e sëmundjes dhe duke përmirësuar edukimin shëndetësor.
Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Lipjan, infermierja Luljeta Reçica tregon se si këto libreza kanë ndryshuar komunikimin mes pacientëve dhe ofruesve të kujdesit. “Janë të mira sepse percjellet gjëndja e pacientit. Kur i mbushin, pacientët marrin të reja nga Këshillimorja sa herë që u duhen, për t’i ndjekur dhe krahasuar ndryshimet në gjendjen e tyre shendetesore.”
Libreza e pacientëve për Hipertension, Diabet tip 2 dhe Astmë u prezantuan për herë të parë në Kosovë nga Projekti Kujdesi Shëndetësor i Qasshëm dhe Cilësor (AQH), i financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim dhe i zbatuar nga Instituti Zviceran për Shëndet Publik dhe Tropikal. Duke filluar në vitin 2018 si pilot në pesë komuna, iniciativa u zgjerua gradualisht. Deri në vitin 2024, librezat perdoreshin në nivel kombëtar, duke vendosur bazat për institucionalizimin e tyre të plotë nga Ministria e Shëndetësisë.
Në maj 2025, Ministria e Shëndetësisë miratoi dhe standardizoi librezat kombëtare për diabetin dhe hipertensionin në kujdesin parësor dhe dytësor, të cilat më pas u shpërndanë në të gjithë Kosovën, me mbështetje teknike nga projektet AQH dhe IHS. Qëllimi i tyre është forcimi i parandalimit, përmirësimi i vetë-menaxhimit të Sëmundjeve Kronike Jo-Ngjitëse, dhe mbështetja e profesionistëve shëndetësorë me udhëzime konsistente dhe të bazuara në evidence.
“Institutionalizimi i librezave për SKJ është strategji praktike, e bazuar në evidence, që fuqizon pacientët, standardizon edukimin dhe kontribuon në parandalimin dhe menaxhimin më efektiv të sëmundjeve kronike,” thotë Niman Bardhi, Drejtor i Departamentit për Planifikim Strategjik Shëndetësor në Ministrinë e Shëndetësisë. “. Kur kombinohet me trajnimin e stafit, mbështetjen digjitale dhe monitorimin e rezultateve, mund të përmirësojë ndjeshëm rezultatet shëndetësore dhe të ulë koston afatgjatë për sistemin shëndetësor.
Librezat e standardizuara u japin pacientëve informacione për sëmundjen, i ndihmojnë të ndjekin parametrat kryesor qe lidhjen me gjendjen e tyre sic eshte: shtypja e gjakut per hipertensionin apo , niveli I glukozës per Diabetin, te percjellin peshën dhe medikamentet, si dhe t’i planifikojnë kontrollet rutinore duke treguar se kur duhet bërë secili ekzaminim klinik. Ato krijojnë një urë lidhëse mes infermierëve, mjekëve dhe pacientëve, duke forcuar vazhdimësinë e kujdesit, referimet dhe vendimmarrjen e përbashkët. Dhe kur integrohen në sistemet digjitale, ato mund të gjenerojnë të dhëna të vlefshme për planifikim, alokim burimesh dhe monitorim të progresit në nivel kombëtar.
“Implementimi i Librezave të Diabetit dhe Hipertensionit në Kujdesin Parësor përmirëson menaxhimin e Sëmundjeve Kronike Jo-Ngjitëse duke rritur vazhdimësinë, cilësinë dhe efikasitetin e kujdesit. Ato fuqizojnë pacientët të marrin rol aktiv në vetë-menaxhim, nxisin adherencen e terapisë dhe rrisin edukimin shëndetësor. Për ofruesit, librezat sigurojnë monitorim të standardizuar, lehtësojnë zbulimin e hershëm të komplikacioneve dhe përmirësojnë komunikimin ndërmjet profesionistëve dhe institucioneve shëndetësore. Në përgjithësi, ato mbështesin kontroll më të mirë të sëmundjes, ulin komplikacionet e parandalueshme dhe kontribuojnë në kujdes më të integruar dhe të orientuar tek pacienti në nivelin e Mjekësisë Familjare,” thekson Genc Ymerhalili, Specialist i Lartë i Shëndetit, Projekti AQH.
Ndërsa projekti AQH hyn në fazën e tij të tretë dhe të fundit, adoptimi dhe vazhdimësia e këtyre ndërhyrjeve nga institucionet kombëtare tregon ndikimin afatgjatë të projektit në forcimin e sistemit shëndetësor në Kosovë dhe në ndërtimin e një vendi më të shëndetshëm për të gjithë.