Takimi i dytë i Komitetit Drejtues të AQH-së fokusohet në qëndrueshmërinë dhe objektivat strategjike

Më 24 tetor 2024, Projekti Kujdesi Shëndetësor i Qasshëm dhe Cilësor (AQH) mbajti takimin e dytë të Komitetit Drejtues (SC) të fazës së tretë të projektit. Anëtarët e KD dhe ekipi i AQH-së u mblodhën për të rishikuar progresin, për të diskutuar prioritetet strategjike dhe për të përshkruar planet për vitin e ardhshëm, me fokus të veçantë në qëndrueshmërinë dhe harmonizimin me Strategjinë Kombëtare të Shëndetësisë së Kosovës.

Bashkëkryesuesi i KD-së, Peter Sidler nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), theksoi rëndësinë e konsolidimit të arritjeve gjersa projekti po hyn drejt fazës së pranim-dorëzimit dhe përkushtimit për të maksimizuar qëndrueshmërinë. “Shpresoj që ky takim do të ndihmojë në drejtimin e ndikimit tonë gjatë periudhës së mbetur”, u shpreh ai.

Dr. Naim Bardiqi, Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë, theksoi harmonizimin e AQH-së me Planin Zhvillimor Kombëtar të Kosovës. Ai theksoi se rishtazi është finalizuar një dokument strategjik për Sistemin e Kujdesit Parësor Shëndetësor të Kosovës (KPSH), dhe është në pritje të miratimit teknik.

Në këtë fazë të tretë, projekti i AQH-së ka si prioritet tri fusha kryesore: konsolidimin e arritjeve me partnerët dhe institucionet kombëtare, zgjerimin e operacioneve në komuna të reja dhe sigurimin e qëndrueshmërisë afatgjate.

Takimi përfundoi me një përmbledhje të arritjeve dhe një prezantim të planit operativ për vitin e ardhshëm, duke vendosur rrugën për ndikimin e vazhdueshëm të AQH-së në sektorin e kujdesit shëndetësorë të Kosovës.