Sot, Ministria e Shëndetësisë u takua me drejtorët e Qendrave të Mjekësisë Familjare (QKMF) nga komunat e Kosovës. Ata diskutuan së bashku për zgjerimin e procesit të përzgjedhjes së Mjekut Familjar për tërë Republikën e Kosovës, pas pilotimit në katër komuna. Procesi është planifikuar të fillojë në muajt e ardhshëm. Diskutimet theksuan rëndësinë e ndërmarrjes së hapave të nevojshëm për të siguruar një proces të suksesshëm dhe për të nxitur bashkëpunimin ndërmjet të gjitha institucioneve, me qëllim të përfitimit të qytetarëve të vendit. Ky takim u përkrahë nga projekti AQH.