Takim Rajonal: Përmirësim i Bashkëpunimit për Avancimin e Kujdesit Shëndetësor

Edhe një Takim Rajonal me komunat u përmbyll ku u prezantua AQH III dhe mekanizmi i ashtu quajtur ‘bazuar në kërkesë’, i hapur për bashkëpunim për të gjitha komunat e Kosovës. Pjesëmarrësit përfshinin përfaqësuesit e QKMF’ve, përfshirë udhëheqësit e Departamenteve brenda QKMF’ve nga komunat si Prizreni, Mamusha, Suhareka dhe Dragashi. Me pjesëmarrjen e Ekspertëve të Lartë Shëndetësor të AQH’së, ekipet komunale kuptuan më qartë aktivitetet dhe ndërhyrjet që AQH ka mbështetur në të kaluarën dhe që kanë treguar sukses. Si rezultat, komunat ishin në gjendje të vendosnin prioritete të tyre në mënyrë efektive.