AQH ka organizuar së fundmi një punëtori për të diskutuar:Themelimin e Këshillave të Pacientëve: Mbarëvajtja e Procesit, duke u nisur nga përvoja me Lipjanin dhe Rahovecin ku këshillat janë tashmë të themeluara.
Trajtimin e Ankesave të Pacientëve: Strategjitë dhe praktikat më të mira për të adresuar efektivisht kërkesat dhe ankesat e pacientëve.Identifikimin e Nevojave për Trajnime: Vlerësimi i nevojave për trajnime të përshtatura për secilën komunë për të forcuar efektivitetin e këshillave.
U planifikuan dhe hapat e ardhshëm për krijimin e këshillave të tjerë të pacientëve në komunat e Kosovës, si dhe planin e aktiviteteve për këshillat që tashmë janë të themeluara.