Projekti ynë AQH në Kosovë po pret për një vizitë pune Projektin HAP nga Shqipëria. Kjo vizitë shërben për të ndarë përvojat, për të mësuar nga njëri-tjetri në qëllimin e përbashkët për të përmirësuar shërbimet shëndetësore në Kosovë dhe Shqipëri. Kemi kënaqësinë që së bashku me Z. Berisha – Zv. Ministër i Shëndetësisë në Kosovë të mirëpresim përfaqësuesit e HAP, Ministrinë e Shëndetësisë në Shqipëri dhe Përfaqësues të Institucioneve shëndetësore të ndryshme në Shqipëri. Projekti HAP dhe Projekti AQH janë të dy projekte të implementuara nga Swiss TPH dhe të finacuara nga SDC.