Këtë Ditë Ndërkombëtare të Gruas, AQH organizoi një diskutim me gra të moshuara për të shkëmbyer ide rreth sfidave me të cilat ato përballen kur kanë nevojë për shërbime apo kujdes shëndetësor.
Nëpërmjet këtij eventi gjithëpërfshirës, këto zonja patën mundësinë të ndajnë përvojat dhe njohuritë e tyre për çështje të ndryshme që lidhen me kujdesin e tyre shëndetësor.
Duke bashkuar ekspertizën e infermiereve nga Këshillimorja në QKMF dhe Dr. Pranvera Krasniqi nga Qendra mbi Moshimin, u diskutuan në detaje praktikat më të mira për shprehitë e të ushqyerit të shëndetshëm dhe aktivitetit fizik për të gjetur zgjidhje të mundshme që mund të përmirësojnë qasjen shëndetësore dhe cilësinë e jetesës për grate në moshë.