Objektivë e rëndësishme e projektit AQH në bashkëpunim me Ministria e Shëndetësisë mbetet fuqizimi i kompetencave dhe aftësive të Menaxherëve Shëndetësor që menaxhojnë qendrat e Kujdesit Parësor Shëndetësor (KPSH) dhe Drejtorët e Drejtoratit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në të gjitha komunat e Kosovës.
Me rastin e ceremonisë së ndarjes së certifikatave për menaxherë shëndetësor të cilët me sukses kanë përfunduar ciklin e trajnimeve për 7 vitet e fundit, u theksua nga menaxhmenti i KPSH’së që cikli i trajnimeve të menaxhmentit është një proces udhëzues për dizajnimin, implementimin, monitorimin dhe vlerësimin e projekteve për përmirësim të cilësisë.