Me synimin për të kontribuar në shëndetin e qytetarëve përmes edukimit të pacientëve, AQH ka krijuar një qasje inovative të njohur si karvani shëndetësor ‘perSHENDETje’.
Këtë herë, karvani shëndetësor udhëtoi për në Magure, një fshat multietnik i komunës së Lipjanit, i cili hapi dyert për qindra qytetarë që synim kishin të marrin informacione të larmishme për shëndetin e tyre.
Reduktimi i rreziqeve shëndetësore që lidhen me ushqyeshmërinë e pashëndetshme, përdorimin e duhanit, konsumimin e alkoolit dhe mungesën e aktivitetit fizik mbetet qëllimi i përgjithshëm i këtij aktiviteti ndërgjegjësues për shëndetin.