Swiss TPH

Qendra Zvicerane për Shëndetësi Ndërkombëtare (SCIH) në Swiss TPH ofron shërbime konsulence, vlerësimi dhe këshilluese në çështjet kombëtare dhe globale të shëndetit. Organizatat kombëtare dhe ndërkombëtare zgjedhin SCIH për shkak të ekspertizës së shquar dhe përvojës afatgjate në fushën e shëndetit ndërkombëtar. Klientët kyç përfshijnë Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Bankën Botërore (BB), Fondin Global për Luftën kundër AIDS, Tuberkulozit dhe Malaries (GFATM) dhe Agjencinë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC).