Studim për sëmundjet më të shpeshta jo të transmetueshme

  • 67528029_347498696199823_6819876645449498624_n
  • 67528029_347498696199823_6819876645449498624_n

QKMF’ja në Obiliq është komuna e parë nga dymbëdhjetë komunat pjesëmarrëse që e kanë kompletuar rekrutimin e pjesëmarrësve për Studimin ‘Cohort’ për sëmundjet jo të transmetueshme në Kosovë, njëherit edhe studimi i tillë i parë në vend. Pacientët të cilët kanë qenë në vizitë mjekësore në QKMF dhe janë 40 vjeç e mbi janë ftuar të marrin pjesë në këtë studim.  Ata janë intervistuar dhe kanë pas një vizitë mjekësore nga Infermierët dhe do të kontaktohen përsëri përmes telefonit për një intervistë  duke filluar nga Shtatori 2019’të. Rekrutimi i respodentëve  në QKMF ‘të e tjera nëpër komunat e projektit është duke u zhvilluar në vazhdimësi.

Falemnderojmë Dr. Haki Jasharin, stafin e laboratorit dhe stafin tjetër në QKMF Obiliq për mbështetjen e këtij studimi. Faleminderit edhe ndaj pjesëmarrësve për kohën dhe interesimin në këtë studim.