Skenderaj do përkrahet nga AQH edhe për 4 vite në ngritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore

  • 84990928_125056862129573_7379465357464961024_n
  • 84990928_125056862129573_7379465357464961024_n
Skenderaj është njëra ndër komunat që do përkrahet nga Projekti AQH në katër vitet e ardhshme në ngritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore.
 
Informimi i pacientëve për të drejtat dhe përgjegjësitë e tyre, ngritja e kapaciteteve në menaxhimin cilësor të institucioneve shëndetësore, përkrahja me pajisje bazike dhe përmirësimet në infrastrukturë u shprehën si prioritete të Komunës së Skenderaj nga vet Kryetari Z. Bekim Jashari, si dhe përfaqësuesit e AQH’së Z. Nicu Fota, Udhëheqës i Ekipit dhe Dr. Qamile Ramadani, Zv. Udhëheqëse e Ekipit.
Skenderaj në studimin e Cilësisë së Kujdesit Shëndetësor të vitit 2018 ka rezultuar si një ndër komunat që qëndron mirë në cilësinë e Konsultave Klinike të ofruara dhe Kënaqshmërisë së Pacientëve. Këtë rezultat Kryetari Jasharaj thotë që e kanë arritur falë përkrahjes institucionale dhe mbështetjes nga AQH.