Sa shpejt dallohen përfitimet nga lënia e duhanpirjes?


Nëse jeni duhanpirës dhe jeni diagnostikuar me sëmundje sheqeri apo shtypje të lartë të gjakut , heqja dorë nga ky zakon është një nga gjërat më pozitive që mund të bëni. Kjo mund të përmisojë shëndetin tuaj dhe të zvogëlojë rrezikun nga sëmundjet kardiovaskulare, sulmi në zemër, goditja në tru ose probleme të qarkullimit të gjakut në këmbë.

Pas 20 minutash që e pini cigaren e fundit, fillojnë përmiresimët në shëndet.

PAS 20 Minutash –  Normalizohen rrahjet e pulsit.

PAS 8 Orësh – Përgjysmohen nivelet e nikotinës dhe monoksidit të karbonit në gjak dhe normalizohen nivelet e oksigjenit.

PAS 48 Orësh – Eliminohet nga trupi monoksidi i karbonit. Mushkëritë fillojnë të pastrojnë mukozën dhe mbeturinat e tjera të duhanit. Nuk ka më nikotinë në trup. Përmirësohet ndjesia e shijimit dhe nuhatjes.

PAS 72 Orësh – Lehtësohet frymëmarrja. Fillojnë të relaksohen tubat bronkialë dhe rriten nivelet e energjisë.

PAS 2-12 Javësh – Përmirësohet qarkullimi i gjakut.

PAS 3-9 Muajsh – Përmirësohen kolla, gërricja e frymëmarrjes dhe problemet e frymëmarrjes, ndërsa funksionimi i mushkërive rritet deri në 10%.

PAS 1 Viti – Përgjysmohet rreziku ndaj sëmundjeve të zemrës në krahasim me një person që ende pi duhan.

PAS 10 Vitesh – Përgjysmohet rreziku ndaj kancerit të mushkërive në krahasim me një duhanpirës.

PAS 15 Vitesh- Rreziku nga sulmi në zemër bie në të njëjtin nivel si tek ata që nuk kanë pirë kurrë duhan.

Do t’ju rikthehet ndjesia e shijes dhe do ta shijoni më shumë ushqimin.

Do t’ju përmirësohet frymëmarrja dhe gjendja e përgjithshme fizike.

Do të ndiheni më të qetë në situata sociale, sepse nuk do të mbani era cigare.