Ofrimi i pajisjeve bazike të KPSH-së për 81 QKMF dhe QMF

  • Photo 4
  • Photo 5
  • Photo 4
  • Photo 3
  • Photo 2
  • Photo 1

Që nga fillimi i këtij viti, projekti AQH ka qenë duke punuar për prokurimin e pajisjeve bazike të Kujdesit Primar Shëndetësorë për të gjitha 81 qendrat klinike te mbështetura nga projekti. Lista e pajisjeve që do të blihen për çdo klinikë përfshinë 18 aritkuj dhe pasi që kostoja e përgjithshme e blerjes tejkalon 230,000 franga zvicerane, ne është dashur të ndjekim procedurat ndërkombëtare të tenderimit të SDC. Duke përcjellur procesin konkurrues të tenderimit, ne kemi dhënë kontratën për 13 nga 18 artikujt në Gusht të vitit 2017.

Ne kemi bërë ri-tenderim për 5 artikujt e mbetur dhe kontratat për 3 artikujt janë dhënë në Nëntor të vitit 2017, përderisa procesi për prokurimin e 2 artikujve të fundit është duke vazhduar akoma.

Dy konsulentë ndërkombëtarë janë duke e mbështetur këtë proces – Nicu Fota që është ekspert ndërkombëtar i prokurimit dhe Cornel Pilaru që është inxhinier bio-mjekësor – dhe këta kanë punuar nga afër me një grup të ekspertëve kombëtar (vendor) dhe me ekipin e projektit AQH për t’iu ndihmuar me planin për implementimin e prokurimit, specifikacionet e pajisjeve, përgatitjen e dokumenteve të tenderimit dhe vlerësimin e ofertave.

Jemi të kënaqur që pjesa e parë prej 13 artikujve është pranuar në depo më 15 Nëntor 2017 dhe pas kontrollimit dhe dokumentimit të të gjitha pajisjeve, stafi i projektit AQH është duke punuar me kompaninë dhe udhëheqësit e QKMF-ve për shpërndarjen e pajisjeve tek të gjitha komunat gjatë javëve të ardhshme.

  1. 1.List of 13 items from basic PHC equipment
  2. 2. Schedule of delivery of medical equipment