Lansimi i Pakos së Shërbimeve për Diabetin dhe Hipertensionin

  • IMG_2420
  • IMG_2439
  • IMG_2433
  • IMG_2425
  • IMG_2414

Të enjtën me dt. 19 prill 2018, z. Xhafer Tahiri, Kryetar i Komunës së Vushtrrisë, ka shënuar fillimin e Pakos së Shërbimeve në Kujdesin Parësor Shëndetësor (KPSH) për Diabetin dhe Hipertensionin.

Sëmundjet jongjitëse (kronike) janë një çështje globale shëndetësore. Diabeti dhe Hipertensioni njihen si dy prej sëmundjeve kronike më të shpeshta, që kanë ndikim të madh në cilësinë e jetës për pacientët dhe familjet e tyre, por të dyja këto janë shpesh të parandalueshme nëse njerëzit e dinë se ata janë në rrezik dhe se nëse bëjnë ndryshime të vogëla të stilit të jetesës, atëherë mund t’i parandalojnë këto rreziqe. Ndryshime të tilla të stilit të jetesës mund të ndikojnë në zvogëlimin e komplikimeve afatgjata për pacientët të cilët veçse kanë diabet ose hipertension.

  • Pakoja e shërbimeve për Diabet dhe Hipertension synon të përmirëson cilësinë e kujdesit shëndetësor duke:
  • Vendosur standarde për kujdesin që duhet të ofrohet në Kujdesin Parësor Shëndetësor (KPSh), bazuar në praktikat më të mira ndërkombëtare.

Ofrimi i edukimit më të mirë shëndetësor për pacientët të cilët janë në rrezik të zhvillimit të diabetit ose hipertensionit, ose atyre që tashmë janë diagnostikuar. Pakoja e shërbimeve bazohet në Protokolet e Pakos së intervenimeve bazike të sëmundjeve jongjitëse (PEN Protokolet) të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSh), të cilat i janë përshtatur kontekstit të Kosovës nga ekspertët kombëtarë dhe janë duke u zbatuar në 2 faza në komunat e Vushtrrisë, Gjakovës, Mitrovicës, Malishevës dhe Fushë Kosovës. Gjatë fazës së parë ato do të zbatohen në Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare, para se të filloj zbatimi i fazës së dytë në Qendrat tjera të Mjekësisë Familjare.

Gjatë këtij viti, Projekti i AQH ka ofruar mbështetje teknike për të ndihmuar ekspertët kombëtarë për të zhvilluar Pakon e Shërbimeve. Kjo ka përfshirë zhvillimin dhe përshtatjen e të gjitha mjeteve të OBSH dhe ofrimin e trajnimeve mbi atë se si duhet të apikohen.

Përveç kësaj, projekti ka ofruar pajisje bazike të KPSh për të siguruar që secili institucion shëndetësor ka pajisjet e nevojshme mjekësore për të ofruar shërbime cilësore për pacientët me Diabet dhe Hipertension bazuar në standardet e OBSH për vendet me mjedise me burime të ulëta dhe mesatare. Përveç ofrimit të këtyre pajisjeve bazike për institucionet ku do të zbatohen Pakoja e Shërbimeve, projekti ka ofruar gjithashtu të njëjtat pajisje për të gjitha institucionet e tjera shëndetësore në 12 komunat e mbështetura nga AQH projekti, në mënyrë që ato tashmë të kenë pajisjet para se të filloj zbatimi i Pakos së Shërbimeve. Investimi i përgjithshëm për këto pajisje deri më tani është 405,000 Euro.

Stafi klinik nga KPSH dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik janë trajnuar si ”Trajner të Trajnerëve” mbi mënyrat më të mira të ofrimit të edukimit shëndetësor duke përdorur teknikat e këshillimit motivues.Për këtë qëllim janë zhvilluar materiale trajnimi që mund të përdoren për raundet e ardhshme të trajnimit. AQH Projekti ka rinovuar dhe pajisur ”Këshillimoret për Edukim Shëndetësor dhe Këshillim Motivues” ku personeli mund të ofrojë sesione të edukimit shëndetësor, një me një ose në grupe. Këto këshillimore janë rinovuar në të gjitha 12 komunat dhe jo vetëm në 5 komunat ku fillimisht do të zbatohet Pakoja e Shërbimit.

Këshillimoret përveq që do shërbejnë për ofrimin e edukimit shëndetësor për pacientët me Diabet dhe Hipertensionin, ato mund të shërbejnë edhe për ofrimin e çdo aktiviteti tjetër të edukimit shëndetësor në KPSh.