38 Komunat e Kosovës pranuan raportin “Cilësia e Kujdesit Shëndetësor”

52923115_816300262040431_6184889610754064384_n (1)

Kryetarëve të 38 komunave të Kosovës sot ju dorëzua raporti “Cilësia e Kujdesit Shëndetësor”, që trajton cilësinë e shërbimeve të ofruara në Kujdesin Parësor Shëndetësor, prej këndvështrimit të pacientit.

Pas gjashtë muaje pune, Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Projektin AQH, mbështetur nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim këtë raport e kanë krijuar si një ndihmë konkrete për të gjitha komunat e Kosovës, që mbi bazën e fakteve, ato t’i orientojnë investimet për ta përmirësuar cilësinë e shërbimeve mjekësore.