• Rreth nesh

Projekti

Projekti Kujdesi Shëndetësor i Qasshëm dhe Cilësor (AQH) është financuar nga ana e Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe zbatohet nga Swiss TPH dhe Save the Children.

Pas fazës fillestare prej 10 muajve, faza implementuese e projektit 4-vjeçar ka filluar në janar të vitit  2016 dhe përfundon në dhjetor të vitit 2019.

Projekti AQH është i dizajnuar të përkrah zbatimin e agjendës së reformës kombëtare dhe plotëson programet tjera të mbështetura nga donatorët, duke u fokusuar në nivelin e Kujdesit Shëndetësor Primar (KPSH) dhe në sëmundjet e jo-transmetueshme (NCD).

Në tri rezultatet e tij, Projekti synon stimulimin e shfrytëzimit të shërbimeve cilësore të kujdesit shëndetësor parësor nga të gjithë qytetarët e Kosovës, me vëmendje të posaçme ndaj nevojave  dhe përfshirjes së popullatës së cenueshme.

Shëndeti i popullatës së Kosovës është përmirësuar, me ofrues dhe menaxherë të aftësuar të kujdesit shëndetësor të cilët janë në gjendje të përmbushin nevojat e pacientëve (posaçërisht të grupeve të cenueshme), e të cilët janë më të vetëdijshëm mbi të drejtat dhe nevojat e tyre.

Rezultati 1: Ofruesit e Kujdesit Parësor Shëndetësor në komunat partnere të projektit ofrojnë shërbime cilësore që i përgjigjen më mirë nevojave të komuniteteve, përfshirë ato të grupeve të cenueshme.

Rezultati 2: Menaxherët shëndetësor në komunat partnere të projektit përmirësojnë performancën e tyre në udhëzimin e ofrimit të shërbimeve drejt përmirësimit të vazhdueshëm të cilësisë që i përgjigjet nevojave të komuniteteve.

Rezultati 3: Vetëdijësimi mbi shëndetin dhe sjellja e popullsisë për kërkimin e kujdesit shëndetësor në komunat partnere të projektit përmirësohet (në veçanti i grupeve të cenueshme) dhe komunitetet janë fuqizuar që të kërkojnë të drejtën për shërbime cilësore dhe qasje më të mirë në kujdesin shëndetësor.

Shënjestrimi më i mirë i nevojave të klientëve dhe menaxhimi i përmirësuar i shërbimeve do të ngris cilësinë e ofrimit të shërbimeve të kujdesit parësor shëndetësor nga njëra anë – kurse në anën tjetër – gjenerimi i kërkesës për shërbime cilësore parësore shëndetësore me përfshirjen e popullatës në formësimin e shërbimeve, së bashku do të shpien në një përdorim të shtuar racional të të gjitha shërbimeve shëndetësore dhe një përmirësim të gjendjes shëndetësore të popullatës.

 

Grupet e shënjestruara të projektit KSHQC

  • Mjekët dhe infermierët nga 12 Qendra Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF);
  • Mjekët dhe infermierët nga 62 Qendra të Mjekësisë Familjare (QMF);
  • Menaxherët nga 12 komunat (Departamentet për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale dhe stafi i tyre mbështetës);
  • Menaxherët nga 12 QKMF dhe QMF-të e përzgjedhura;
  • Organizatat e zgjedhura me bazë komuniteti;
  • Zyrtarët e Ministrisë së Shëndetësisë;
  • Institucionet Kombëtare të KPSH-së;
  • Organizatat e të Drejtave të Pacientëve.

Parimet kryesore të punës së projektit AQH janë:

  • Puna në partneritet me komunat
  • Harmonizimi, komplementimi dhe pronësia kombëtare e projektit
  • Planifikimi gjithëpërfshirës dhe zbatimi përmes partnerëve kombëtarë ekzistues dhe partnerëve të decentralizuar
  • Gjithëpërfshirja e barazisë gjinore dhe përfshirja e popullatës më të cënueshme, posaçërisht komuniteteve Roma, Ashkali dhe Egyptian (RAE)
  • Të sigurohet një qeverisje funksionale përmes përmirësimit të modaliteteve të vendimmarrjes, pjesëmarrjes dhe llogaridhënies
  • Shkëmbimi i njohurive me qëllim të replikimit zgjerimit dhe sigurimit të qëndrueshmërisë
  • Shkëmbimi i njohurive përmes mësimit të ndërsjellët ndërmjet kolegëve
  • Ndërtimi mbi përvojën egzistuese të tranzicionit nga projektet e tjera shëndetësore të financuara nga SDC

Agjencia Zvicerane për Zhvillim  dhe Bashkëpunim (SDC)

Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) në Kosovë i koordinon programet e saj përmes Ambasadës së Zvicrës / Zyrës Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë. Duke filluar nga ndihma humanitare në vitin 1998, bashkëpunimi i Zvicrës me Kosovën ka ndryshuar në masë të madhe duke u orientuar në mbështetjen e proceseve të reformimit. Portofolio e programit zviceran është i organizuar në katër fusha: 1. Qeverisje Demokratike dhe Siguri Njerëzore, 2. Ekonomi dhe Punësim, 3. Ujë dhe qëndrueshmëria ndaj ndryshimeve klimatike, dhe 4. Shëndetësi. Projekti AQH është pjesë e fushës së shëndetësisë.

    • Swiss Cooperation Strategy Kosovo 2017

      SHKARKO