• Rreth nesh

Njësia për zbatimin e projektit

  • Debra

    Udhëheqëse e Ekipit – Debra Stevenson

    Debra së pari ka punuar në sektorin e shëndetësisë në Kosovë në periudhën 2000-2006 para se të kthehej në mars të vitit 2015 si Udhëheqëse e Ekipit gjatë fazës fillestare të Projektit AQH. Ajo ka 15 vite përvojë pune si Menaxhere e Lartë në Shërbimin Shëndetësor Kombëtar të MB dhe që nga viti 2000 punon me organizatat qeveritare dhe jo-qeveritare dhe organizatat e shoqërisë civile në më shumë se 20 vende si Specialiste e Sistemeve Shëndetësore, duke mbështetur të gjitha aspektet e fuqizimit të sistemeve shëndetësore dhe reformës së sektorit të shëndetësisë. Fushat e saj të ekspertizës përfshijnë ngritjen e kapaciteteve menaxhuese në sektorin e shëndetësisë, përmirësimin e ofrimit të shërbimeve, zhvillimin dhe zbatimin e politikave shëndetësore, monitorimin dhe vlerësimin, si dhe menaxhimin e programit. Ajo ka diplomë master në Menaxhment dhe Udhëheqje në Kujdesin Shëndetësor dhe Social në Universitetin e Leeds, MB.

    E-mail: debra.stevenson@aqhproject.org

  • QamileRamadani

    Zëvendës Udhëheqëse e Ekipit – Dr. Qamile Ramadani

    Qamilja është Mjeke e Përgjithshme/Epidemiologe me mbi 30 vite përvojë pune në sektorin e shëndetësisë në Kosovë dhe Shqipëri. Ajo ka mbajtur pozita të larta me shtatë programe për zhvillimin e shërbimeve shëndetësore dhe sociale në dhjetë vitet e fundit, duke u fokusuar në reformën në shëndetësi dhe menaxhimin në shëndetësi, reformën statistikore dhe ofrimin e shërbimeve të decentralizuara. Përveç kësaj, ajo gjithashtu ka qenë Drejtoreshë në Institutin Rajonal të Shëndetit Publik në Mitrovicë dhe Këshilltare Profesionale e Zëvendës Ministrit të Shëndetësisë. Qamilja ka përfunduar me sukses trajnimet mbi Decentralizimin, Reformën e Sektorit Shëndetësor, Financimin e Qëndrueshëm dhe Përmirësimin e Cilësisë në Shkollën e Shëndetit Publik në Harvard.

    E-mail: qamile.ramadani@aqhproject.org

  • GencYmerhalili

    Udhëheqës i Rezultatit 1 – Dr. Genc Ymerhalili

    Genci është Udhëheqës i Projektit AQH për Rezultatin 1. Ai është Mjek i Mjekësisë Familjare dhe ish Drejtor i Qendrës për Zhvillimin e Mjekësisë Familjare në Kosovë, ku ka luajtur një rol kryesor në zhvillimin e Programit të Trajnimit për Mjekësinë Familjare, i cili është akredituar në nivel ndërkombëtar nga Kolegji Mbretëror i Mjekëve të Përgjithshëm në MB. Kolegji Mbretëror i ka ndarë çmimin “Honorary Fellowship” në nëntor të vitit 2016.

    E-mail: genc.ymerhalili@aqhproject.org

  • Foto-1

    Udhëheqës i Rezultatit 2 – Dr. Bajram Maxhuni

    Bajrami është Specialist i Mjekësisë Familjare me afërsisht 20 vite përvojë në menaxhimin dhe koordinimin e projekteve dhe programeve zhvillimore, kryesisht në Mjekësinë Familjare/Kujdesin Parësor Shëndetësor dhe Shëndetin e Nënës, Fëmijës dhe Shëndetin Riprodhues. Ai ka punuar me shumë OJQ ndërkombëtare, si dhe Agjenci të OKB-së dhe organizata konsulente. Si Udhëheqës i Rezultatit 2, Bajrami është përgjegjës për zhvillimin e kapaciteteve menaxhuese të Udhëheqësve të KPSH në 12 komunat partnere të projektit.

    E-mail: bajram.maxhuni@aqhproject.org

  • ElviraRasimi

    Udhëheqëse e Rezultatit 3 – Dr. Elvira Rasimi

    Elvira është Mjeke e Përgjithshme e cila ka punuar për 16 vite me organizata të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare, duke përfshirë: HandiKos; IOM; UNICEF/MSH; UNFPA; dhe Save the Children në Kosovë. Gjatë kësaj kohe, ajo ka zbatuar projekte/programe të ndërlidhura me aftësitë e kufizuara, migrimin, shëndetin riprodhues dhe planifikimin familjar dhe regjistrimin civil dhe ka kontribuar në ngritjen e kapaciteteve të OJQ-ve lokale dhe akterëve qeveritar mbi çështjet si menaxhimi i rasteve dhe aftësitë e kufizuara. Përvoja e saj e punës me OJQ-të e Komunitetit RAE dhe grupet e margjinalizuara është veçanërisht e rëndësishme për rolin e saj si Udhëheqëse e Rezultatit 3 për Projektin AQH.

    E-mail: elvira.rasimi@savethechildren.org

  • ArianaBytyci

    Asistente e Projektit – Ariana Bytyci

    Ariana më herët ka punuar në menaxhimin dhe zbatimin e projekteve të ndryshme të financuara nga UNDP dhe BE-ja. Ajo është higjieniste dentare e diplomuar në Universitetin e Nju Jorkut (NYU), ndërsa masterin në shëndet publik e ka përfunduar në Universitetin e Prishtinës, në bashkëpunim me disa Universitete në BE nëpërmjet Programit Tempus. Gjatë vitit 2010, ajo ishte pjesë e një hulumtimi shkencorë të kryer nga NYU – Departamenti i Epidemiologjisë dhe Promovimit Shëndetësor. Ariana iu bashkua projektit AQH në prill të vitit 2016 dhe mbështet 3 rezultatet e projektit ku është e përfshirë edhe në monitorim dhe vlerësim. Ajo është nominuar si personi përgjegjës për çështjet gjinore të projektit.

    E-mail: ariana.bytyci@aqhproject.org

  • HyrijeRashiti

    Administratore – Hyrije Rashiti

    Hyrija ka 17 vite përvojë pune në zbatimin e projekteve dhe programeve, duke përfshirë punën me programet e BE-së, USAID-it dhe DFID në sektorin e shëndetësisë, arsimit,  drejtësisë etj. Ajo iu bashkua projektit AQH në nëntor të vitit 2016 dhe në rolin e saj si Administratore ajo është përgjegjëse për menaxhimin e zyrës së projektit, si dhe ofrimin e mbështetjes administrative për ekipin e projektit. Hyrija koordinon të gjitha aranzhimet për konsulentët  e ftuar.

    E-mail: hyrije.rashiti@aqhproject.org

  • AlmaKabashi

    Zyrtare e Financave – Alma Kabashi

    Alma iu bashkua projektit AQH si Zyrtare e Financave në mars të vitit 2017. Ajo ka 19 vite përvojë pune në menaxhimin e financave dhe buxhetit, ku së fundi ka punuar me USAID-in në Kosovë. Përvoja e saj paraprake përfshinë punën me OKB-në në Republikën Demokratike të Kongos, ku paraprakisht ka shërbyer si vullnetare për 2 vite në pozitën Zyrtare Financiare për Misionin e OKB-së në Sierra Leone. Si Zyrtare Financiare, Alma mbështet Udhëheqësen e Ekipit të AQH në të gjitha aspektet e punës të ndërlidhura me menaxhimin e financave të projektit dhe punon nga afër me Kontabilistin e Lartë të AQH në Swiss TPH në Bazel.

    E-mail: alma.kabashi@aqhproject.org

  • LirakKelmendi

    Zyrtar i Logjistikës dhe Prokurimit – Lirak Kelmendi

    Liraku ka punuar në fushat e logjistikës dhe prokurimit që nga viti 2000 dhe paraprakisht ka punuar me organizatat, përshirë Kryqin e Kuq Norvegjez, Care International dhe Save the Children. Ai iu bashkua projektit AQH në prill të vitit 2016. Duke qene përgjegjës për prokurim në projekt, Liraku gjithashtu punon nga afër me Udhëheqësit e Rezultateve rreth të gjitha aspekteve të logjistikës dhe prokurimit për zbatimin e aktiviteteve të projektit.

    E-mail: lirak.kelmendi@aqhproject.org

  • SalihVehapi

    Zyrtar Mbështetës – Salih Vehapi

    Salihu mbështet projektin AQH për të siguruar logjistikën dhe transportin për të gjitha aktivitetet e projektit. Ai ka punuar paraprakisht me Care Norway dhe Save the Children dhe iu bashkua projektit gjatë fazës fillestare të projektit.

    E-mail: salih.vehapi@aqhproject.org