• Rreth nesh

Konsortiumi

  • swiss-tph-logo

    Swiss TPH

    Qendra Zvicerane për Shëndetësi Ndërkombëtare (SCIH) në Swiss TPH ofron shërbime konsulence, vlerësimi dhe këshilluese në çështjet kombëtare dhe globale të shëndetit. Organizatat kombëtare dhe ndërkombëtare zgjedhin SCIH për shkak të ekspertizës së shquar dhe përvojës afatgjate në fushën e shëndetit ndërkombëtar. Klientët kyç përfshijnë Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Bankën Botërore (BB), Fondin Global për Luftën kundër AIDS, Tuberkulozit dhe Malaries (GFATM) dhe Agjencinë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC).

    MË SHUMË 
  • save-children-logo

    Save the Children

    Save the Children është organizatë udhëheqëse e pavarur për fëmijët në botë. Vizioni ynë përfshinë një botë në të cilën çdo fëmijë ka të drejtën e mbijetesës, mbrojtjes, zhvillimit dhe pjesëmarrjes. Ne kemi për mision inspirimin e lëvizjeve pozitive në mënyrën se si bota i trajton fëmijët dhe për të arritur ndryshim të menjëhershëm dhe të përhershëm në jetët e tyre.

    Save the Children është duke punuar në Kosovë që nga viti 1997, me zyrën kryesore në Prishtinë dhe nën zyrën në Mitrovicën Veriore. Ne punojmë në fushën e Mbrojtjes së Fëmijës, Shëndetit dhe të të Ushqyerit, Arsimimit, Rregullimin e të Drejtave të Fëmijëve dhe Reagimin Humanitar. Ne zbatojmë programet tona në 19 komuna në Kosovë në partneritet të fuqishëm me Qeverinë – Ministritë, pushtetin lokal dhe organizatat e shoqërisë civile.

    MË SHUMË 
  • LOGO-e-HAP

    Projekti Shëndet për të Gjithë (Health for All Project [HAP])

    Swiss TPH dhe Save the Children, në konsorcium me Terre des Hommes gjithashtu po zbatojnë projektin Shëndet për të Gjithë (HAP) në Shqipëri që financohet nga Agjencia Zvicerane për Bashkëpunim dhe Zhvillim (SDC). Projekti Shëndet për të Gjithë (HAP) po ndihmon në promovimin e shëndetit publik në qarqet e Dibrës dhe Fierit. Projekti synon të ndihmojë popullatën e këtyre dy qarqeve, veçanërisht grupet e margjinalizuara, për të përfituar shëndet më të mirë nëpërmjet përmirësimit të shërbimit të kujdesit shëndetësor parësor dhe aktiviteteve të promovimit të shëndetit.

    MË SHUMË