Periudha e gjatë e Covidit: ndikimi i pandemisë në shoqëri dhe ekonomi, sipas profesoreshës Nicole Probst-Hensch

Nicole Probst-Hensch, udhëheqëse e Departamentit të Epidemiologjisë dhe Shëndetit Publik në “Swiss TPH”, ishte e ftuar në emisionin “Der Club” të televizionit SRF për të folur lidhur me periudhën e gjatë të infektimit me Covid-19 dhe ndikimin e pandemisë në shoqëri dhe ekonomi.

“Nga perspektiva e shëndetit publik, ne kemi nevojë ta gjejmë balancin e duhur ndërmjet kontrollimit të infektimit dhe ruajtjes së cilësisë së jetës”,ka thënë ajo gjatë diskutimit. Emisioni dha disa përgjigje shtesë mbi atë se për sa muaj vazhdon ndikimi i Covidit pas infektimit me virusin, se a po trajtohen seriozisht të prekurit dhe çfarë nënkupton e gjithë kjo situatë për të ardhmen e shërbimeve sociale në veçanti dhe për ekonominë dhe shoqëritë tona në përgjithësi.
Një ditë më vonë, Nicole ishte përsëri e ftuar e televizionit SRF, në emisionin “10vor10”, drejpërdrejt nga holli i “Swiss TPH”. Nicole dhe ekipi i saj janë duke punuar në studimin “COVCO-Basel”, që ka për qëllim pasqyrimin e efekteve të shkurtëra dhe afatgjata të “normalitetit të ri”: sesi ka ndryshuar shëndeti fizik, mendor, stili i jetesës, ambienti i punës dhe gjendja familjare, si rezultat i krizës së koronavirusit? Sesanjerëz janë ndjerë të vetmuar, pikëlluar apo në ankth? Kush lëviz më pak apo merret më pak me aktivitetete sportive sesa para pandemisë? Sa njerëz e kanë zhvilluar një problem varësie gjatë izolimit? Sa njerëz kanë telashe financiare që nga koha e koronavirusit?