Kjo është hera e parë në 29 vite histori që ekspertët e shëndetit publik, hulumtuesit, nuk do të takohen në Ticino

Kjo është hera e parë në 29 vite histori që ekspertët e shëndetit publik, hulumtuesit, studentët nga e gjithë Evropa Perëndimore dhe Lindore, Afrika, Azia dhe Amerika nuk do të takohen në Ticino për Shkollën Verore të Luganos. Ndryshe nga kjo, shkolla verore e këtij viti do të mbahet virtualisht për shkak të situatës me pandeminë e koronavirusit.

Me mbështetjen e Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, Drejtorët e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, Drejtorët e Drejtoratit për Shëndetësi dhe kolegët e AQH’së po ndjekin virtualisht seancat dinamike mbi Politikën e Shëndetit Publik, Menaxhimin dhe Ekonominë nga 24 gusht deri më 29 gusht 2020.

‘Shkolla Verore e Luganos’ është një iniciativë trajnimi që synon të zvogëlojë zbrazëtinë midis pjesës teorike të shëndetit publik dhe punës praktike.