Udhëheqës i Ekipit – Nicu Fota

Udhëheqës i Ekipit – Nicu Fota

Nicu Fota sjell mbi 15 vjet përvojë në menaxhimin e programeve dhe projekteve në sektorin e shëndetësisë në rolin e tij si Udhëheqës i Ekipit për Fazën III të Projektit të AQH-së. Me kualifikime në ekonomi, matematikë dhe duke mbajtur titullin Master i Shëndetësisë Publike për Menaxhimin e Shërbimeve Shëndetësore, Nicu ka luajtur rol thelbësor me kontribut në aspektin teknik në fazën e parë të projektit nga viti 2015 deri në vitin 2019. Ekspertiza e tij shtrihet në fusha të ndryshme duke përfshirë menaxhimin e cilësisë, zbatimin e udhëzimeve, prokurimin dhe kujdesin e integruar në komunitet. Pasi ka punuar gjatë në vendet e Evropës Lindore dhe në Ballkan, shpesh në projekte të financuara nga SDC, BB dhe BE, Nicu ka zhvilluar ekspertizën e tij në ngritjen e kapaciteteve dhe forcimin e sektorit shëndetësor.

E-mail: [email protected]

Specialist i Lartë Shëndetësor – Dr. Genc Ymerhalili

Specialist i Lartë Shëndetësor – Dr. Genc Ymerhalili

Dr. Genc Ymerhalili është Specialist i Lartë Shëndetësor në Projektin e AQH-së prej më shumë se 7 vitesh. Si Mjek Familjar, ai ka luajtur rol kyç në zhvillimin e Programit të Trajnimit për Mjekësinë Familjare në Kosovë, i njohur ndërkombëtarisht nga Kolegji Mbretëror i Mjekëve të Përgjithshëm në MB. Përvoja e tij e gjerë dhe çmimi “Honorary Fellowship” i ndarë nga Kolegji Mbretëror nxjerrin në pah përkushtimin e tij për avancimin e kujdesit parësor dhe trajnimit të kujdesit shëndetësor.

E-mail: [email protected]

Specialiste e Lartë Shëndetësore – Dr. Merita Shehu

Specialiste e Lartë Shëndetësore – Dr. Merita Shehu

Dr. Merita Shehu, mjeke e përgjithshme me diplomë Master në Menaxhim Shëndetësor, sjell në rolin e saj një përvojë prej gati dy dekadash. Puna e saj në nismat shëndetësore publike dhe mjedisore, ngritjen e kapaciteteve dhe fuqizimin, duke përfshirë projektet udhëheqëse si “Ngritja e Dialogut Social në Sektorin e Shëndetësisë në Kosovë”, tregon përkushtimin e saj për përmirësimin e sistemeve të kujdesit shëndetësor dhe mirëqenies së komunitetit.

E-mail: [email protected]

Specialist i Lartë Shëndetësor – Dr. Bajram Maxhuni

Specialist i Lartë Shëndetësor – Dr. Bajram Maxhuni

Dr. Bajram Maxhuni, specialist i Mjekësisë Familjare me përvojë të gjerë në koordinimin e projekteve, fokusohet në zhvillimin e kapaciteteve menaxheriale në kujdesin parësor shëndetësor. Me përvojë në punën me OJQ ndërkombëtare dhe agjenci të OKB-së, roli i tij si Specialist i Lartë Shëndetësor thekson përkushtimin e tij për ta përmirësuar udhëheqësinë e kujdesit shëndetësor në komunat e projektit.

E-mail: [email protected]

Specialiste e Lartë Shëndetësore – Dr. Elvira Rasimi

Specialiste e Lartë Shëndetësore – Dr. Elvira Rasimi

Dr. Elvira Rasimi, mjeke e përgjithshme me përvojë të larmishme në organizata vendore dhe ndërkombëtare, e specializuar në projekte që lidhen me aftësinë e kufizuar, migrimin dhe shëndetin riprodhues. Përvoja e saj në ngritjen e kapaciteteve dhe punën me grupet e margjinalizuara është e paçmueshme në rolin e saj si Specialiste e Lartë Shëndetësore, duke kontribuar në qasjen gjithëpërfshirëse të projektit të AQH-së ndaj kujdesit shëndetësor.

E-mail: [email protected]

Zyrtare e Lartë për Komunikim – Zana Aqifi

Zyrtare e Lartë për Komunikim – Zana Aqifi

Zana Aqifi, specialiste e komunikimit me diplomë në Gazetari dhe specializim nga Harvard Business School në Inovacion, sjell një përvojë të madhe në rolin e saj. Me ekspertizë në menaxhimin e mediave, fushatave, marketingut dhe Marrëdhënieve me Publikun (PR), Zana ka bashkëpunuar me institucione të shumta vendore dhe ndërkombëtare. Aftësia e saj qëndron në planifikimin, organizimin dhe ekzekutimin e strategjive të PR, duke ia prezantuar publikut organizatat me bazë komunitetin në mënyrë efektive dhe pozitive.

E-mail: [email protected]

Analiste e të dhënave për ME – Shegë Bahtiri

Analiste e të dhënave për ME – Shegë Bahtiri

Shegë Bahtiri, hulumtuese në shëndetin publik dhe mirëqenien sociale, sjell njohuri të shumta në analizën e të dhënave dhe hulumtimin e politikave. Me diplomë Master në Psikologji dhe përvojë në mësimdhënie për statistika biomjekësore, Shega i është përkushtuar promovimit të barazisë sociale dhe shëndetësore përmes analizës së të dhënave pjesëmarrëse.

Menaxhere e Financave – Luljeta Mehmeti

Menaxhere e Financave – Luljeta Mehmeti

Luljeta Mehmeti, me mbi një dekadë përvojë në financa, kontabilitet dhe auditim, mbikëqyr aspektet financiare të projektit të AQH-së. Të kuptuarit gjithëpërfshirës të menaxhimit financiar nga ana e saj dhe titulli si "Kontabiliste e Certifikuar" vënë në pah përkushtimin e saj për ta ruajtur integritetin financiar brenda projektit.

E-mail: [email protected]

Menaxhere Administrative – Hyrije Rashiti

Menaxhere Administrative – Hyrije Rashiti

Me dy dekada përvojë në zbatimin e projekteve në sektorë të ndryshëm, Znj. Rashiti siguron funksionim të rrjedshëm administrativ brenda ekipit të AQH-së. Ekspertiza e saj në punën me donatorët ndërkombëtarë dhe menaxhimin e projekteve të ndryshme kontribuon në efikasitetin dhe efektivitetin e projektit.

E-mail: [email protected]

Menaxher i Prokurimit dhe Logjistikës – Lirak Kelmendi

Menaxher i Prokurimit dhe Logjistikës – Lirak Kelmendi

Lirak Kelmendi sjell mbi dy dekada përvojë në prokurim dhe logjistikë në rolin e tij, pasi ka punuar me organizata të mirënjohura si Kryqi i Kuq Norvegjez dhe Save the Children. Qasja e tij e përpiktë siguron ekzekutimin e mbarëvajtshëm të aktiviteteve të projektit, duke mbështetur ekipin e AQH-së në arritjen e qëllimeve të tij.

E-mail: [email protected]

Zyrtar i Prokurimit dhe Logjistikës – Gani Surdulli

Zyrtar i Prokurimit dhe Logjistikës – Gani Surdulli

Gani Surdulli, me përvojë të gjerë mbi 22 vjet në logjistikë dhe prokurim, mbështet projektin e AQH-së në organizimin dhe menaxhimin e aktiviteteve të ndryshme. Përvoja e tij në punën me organizata të njohura si USAID dhe OXFAM pasqyron përkushtimin e tij për përsosmëri operacionale.

Email: [email protected]

Shofer dhe Ndihmës Logjistik – Salih Vehapi

Shofer dhe Ndihmës Logjistik – Salih Vehapi

Salih Vehapi luan rol të rëndësishëm në sigurimin e ekzekutimit të mbarëvajtshëm të aktiviteteve logjistike për organizimet e projektit të AQH-së. Me përvojë të mëparshme në organizata të njohura ndërkombëtare si Care Norway dhe Save the Children, Salihu i sjell ekipit ekspertizë të vlefshme në menaxhimin e logjistikës.

E-mail: [email protected]

Shofer dhe Ndihmës Logjistik – Artan Bërveniku

Shofer dhe Ndihmës Logjistik – Artan Bërveniku

Përvoja e gjerë e Artan Bërvenikut në logjistikë dhe menaxhimin e flotës, e fituar gjatë punës në organizata ndërkombëtare si Misioni i OSBE-së në Kosovë, i shton vlerë të konsiderueshme projektit të AQH-së. Si shofer dhe ndihmës logjistik, ekspertiza e tij siguron zbatimin efikas të aktiviteteve operacionale.

E-mail: [email protected]