Renovimi i Qendrës së Mjekësisë Familjare në Kijevë

Kjo është gjendja momentale e Qendrës së Mjekësisë Familjare në fshatin Kijevë.

Por, deri në fund të Shtatorit, kjo Qendër do të ketë një pamje tjetër, pikërisht atëherë do të perfundojnë renovimet në hapësirat brenda saj.

Qëllimi i këtij investimi të mundësuar nga Projekti AQH dhe mbështetur nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) është që të ju ofrojë banorëve të Kijevës dhe fshatrave përreth shërbime dhe kushte më të mira.