Parandalimi i diabetit/këshilla se si të bëni ndryshimet e duhura në jetesë

Të ndryshosh mënyrën e jetesës mund të jetë një hap i madh drejt parandalimit të diabetit – dhe nuk është vonë për të fillu tash.

Eshtë edhe më e rëndësishme ta bëni parandalimin e diabetit – prioritet, nëse jeni mbipeshë ose nëse keni histori familjare me këtë sëmundje.

KOPF – Kosova Population Foundation ka mbajtur takime të rregullta me banorët e Hallaçit të Madh ku Dr.Rejhane Zhushi, Epidemiologe, ka keshilluar ata se si ti bëjnë disa ndryshime të thjeshta për të shmangurkomplikimet në shëndet.

Ushqimi më i shëndetshëm, të bëheni më aktiv fizikisht, dhe të humbni disa kilogramë të tepërta është nismë shumë e mirë.