Nën kufizimet e COVID-19, AQH ka ndryshuar rrjedhën e trajnimeve të Menaxhmentit tërësisht duke kaluar në formatin on-line, duke u siguruar që të ruhet një nivel i lartë i interaktivitet gjatë trajnimeve të shpeshta. Projekti ka filluar me sukses trajnimin për 70 menaxherë shëndetësorë ne 12 komuna në Kosovë që nga fillimi i pandemisë.

Rritja e kapaciteteve të menaxhimit shëndetësor në komunat ku projekti vepron, fuqizimi i menaxherëve për t’iu përgjigjur më mirë krizës së COVID-19 përmes planifikimit më të mirë të shërbimeve në Kujdesin Parësor Shëndetësor dhe menaxhimi i burimeve shëndetësore janë disa nga temat e dy moduleve të para të trajnimit, deri më sot.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *