Dhjetë përfaqësues nga Kosova ishin në mesin e 1000 ekspertëve të Kujdesit të Integruar nga 80 shtete

Dhjetë përfaqësues nga Kosova ishin në mesin e 1000 ekspertëve të Kujdesit të Integruar nga 80 shtete në Konferencën e 20të Ndërkombëtare të Kujdesit të Integruar ICIC20. 

‘Pilotimi i modelit te Kujdesit të Integruar’ dhe ‘Prezantimi i Sesioneve të Aktivitetit Fizik për pacientët e moshuar me diabet të tipit 2” ishin temat e prezantuara në konferencë nga kolegja jonë në AQH, Merita Shehu – Specialiste e lartë e Shëndetësisë.Përfaqësues nga Ministrija e Shëndetësisë, Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Fushë Kosovë dhe Lipjan, kolegët nga AQH’ja që ishin pjesëmarrës në programin katër-ditor të konferencës virtuale u pajtuan që këto sesione i ofruan atyre shumë mundësi për tu lidhur me politikëbërës, mjek dhe studiues ndërkombëtarë nga e gjithë bota.