AQH VAZHDON DISEMINIMIN E MODELIT TË PAKOS SË SHËRBIMIT PËR SËMUNDJET JO-NGJITËSE

Bazuar në praktikat më të mira ndërkombëtare dhe sipas standardeve të OBSH-së, AQH ka dizajnuar Pakot e Shërbimeve për menaxhimin e sëmundjeve jo-ngjitëse, që kanë për qëllim përmirësimin e cilësisë së Kujdesit Parësor Shëndetësor duke vënë procedura dhe mjete për Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF-të) të komunave partnere të projektit. Pakoja e Shërbimit përfshin mjetet e nevojshme për edukim më të mirë shëndetësor për njerëzit në rrezik të zhvillimit të sëmundjeve jo-ngjitëse apo atyre që fatkeqësisht janë diagnostikuar me Hipertension ose Diabet Tipi 2. 

Projekti AQH vazhdon diseminimin e modelit të Pakos së Shërbimeve në komunat partnere. Gjatë një takimi inicues të mbajtur më 19 Mars, katër komuna tjera (Graçanica, Obiliqi, Juniku dhe Rahoveci) u përfshin në planet e disiminimit për implementim në të ardhmen e afërt, duke iu bashkuar grupit me tetë komunat tjera partnere të projektit që janë duke implementuar Pakon e Shërbimit (Mitrovica, Vushtrria, Malisheva, Fushë Kosova, Lipjani, Drenasi dhe Skënderaj).