AQH inicon përfshirjen e 8 komunave të reja në aktivitetet e Menaxhimit të Cilësisë

Projekti AQH ka inicuar suksesshëm përfshirjen e 8 komunave të reja partnere në aktivitetet e Menaxhimit të Cilësisë. Më 19 prill u mbajt trajnimi njëditor me ekspertin ndërkombëtar Calin Dragulanescu, mbështetur nga mentorët lokalë Dr.Violeta Xërza-Thaqi dhe Dr. Linda Çarkaxhiu, ku morën pjesë anëtarët e Komitetit të Cilësisë, përfshirë drejtorët e Qendrave Kryesore të Mjekësisë Familjarë dhe Koordinatorët e Cilësisë.

Trajnimi që pati për qëllim prezantimin e konceptit të përgjithshëm dhe instrumenteve kryesore të Menaxhimit të Cilësisë u shoqërua me një seri vizitash në 8 QKMF në Deçan, Istog, Kamenicë, Klinë, Novobërdë, Pejë, Shtime dhe Ranillug. Gjatë këtyre vizitave u diskutua për gjendjen ekzistuese të menaxhimit të cilësisë në këto qendra dhe mundësitë e mbështetjes së mëtutjeshme në këtë fushë.